Mbulim verandash për sektorin e biznesit (bare, restorante, hotele, etj)

Mbulesat Verandair® janë të përshtatshme për të gjitha masat e sektorit të bizneseve të akomodimit, bareve, restoranteve, club etj. Nëse jeni duke zgjeruar një restorant, një bar, një sallë pritjeje ose një kafene, ekspertët tanë janë aty pranë jush duke ju dhënë këshilla, për të mundësuar që investimi juaj të jetë absolutisht i suksesshëm!
Pse Verandair®? Sepse, me përvojën dhe vullnetin për të përmbushur nevojat e klientëve të saj, Verandair® bën çdo përpjekje për të gjetur zgjidhjen perfekte për çdo porosi.

Zgjero restorantin tënd

Zgjero restorantin tënd:
I mungon hapësira restorantit juaj? Doni ti jepni ambjentit tuaj, në mënyrën më cilësore, një ndriçim natyral shtesë? Instalimi i një mbulese verandash është padyshim zgjidhja për ju!

Verandair® për vite me rradhë prodhon mbulesa verandash që palosen (të hapshme), të cilat janë ideale për sektorin e mikpritjes (hotelet, restorantet, kafenetë, bare, sallat e pritjes, etj.), duke siguruar një mbulim cilësor të verandave kur moti është i ftohtë dhe duke siguruar një zonë të hapur kur moti është i mirë!

Departamenti i Planifikimit të Verandair® në shërbimin tuaj

Për ne, çdo monedhe e investuar nga klientet tanë është e rëndësishme. Kjo gjë na shoqëron në çdo hap të punës tonë të përditshme!

Për të përmbushur ekzaktësisht kërkesat tuaja dhe për t'ju ofruar një shërbim shumë të specializuar, Verandair® operon me një Departament Planifikimi, i cili vjen direkt në ambjentin tuaj, për të marrë masat dhe dizenjojë nevojat tuaja, që do të thotë, të siguroheni që biznesi juaj nuk është penguar apo ndërprerë derisa projekti të jetë përfunduar.



15 Vjet Garanci për Strukturën e mbulesës

10 Vjet Garanci për Muret Anësore të mbulesës

5 Vjet Garanci për Aksesoret dhe Vidat

2 Vjet Garanci për Pjesën e Motorizuar