Mbulesa Verandash që palosen

Verandat që palosen Verandair® mundësojnë përdorimin e verandave të shtëpisë në çdo kohë të vitit, pasi verandat mund të hapen për disa sekonda dhe mbyllen po aq shpejt, nëse ndodh që moti të ftohet ose te bjerë shi!

Verandair® është e vetmja fabrike që ofron prodhimin e 20 llojeve të mbulesave për hapësira të hapura, në nivelin e tokës, të palosshme dhe me shina. Armatosur me këtë përvojë, ne jemi në gjendje të realizojmë zgjidhje të përshtatura për të përmbushur kërkesat e të gjithë klientëve tanë.

I përshtatemi strikt kërkesave tuaja në mënyrë që të inkorporojmë, në mënyrën më të mirë të mundshme, mbulesat në verandën tuaj.

Përfitimet nga mbulesat

Ka shumë përfitime nga mbulesat që palosen:
Mbrojtje optimale nga elementet natyrore (shiu, dëbora, era, etj.);

Krijojnë një ambjent të rehatshëm, megjithëse jashtë godinës;

Një pamje e pa penguar e kopshtit dhe rrethinat e tij, në mot me shi;

Një dritë shtesë në shtëpinë tuaj;

Verandë 100% e mbuluar në mot me shi;

Një oborr i mbuluar me klimë të këndëshme;

Strukturë, ku hapja përshtatet me motin me diell, me erë ose temperaturën.

Prodhimi i produkteve tona

Verandat që palosen Verandair® janë tërësisht të bëra me porosi. Pasi procesi i blerjes të jetë vënë në lëvizje, një teknik viziton ambjentin tuaj, në mënyrë që të konsultohet me ju në hartimin e planeve dhe nevojave konkrete.

Verandair® synon të kënaqë klientelën e saj sa më shumë të jetë e mundur, dhe për këtë arsye përdoren vetëm materiale me cilësi të lartë.

Prodhimi i të gjithë elementeve të mbulesës bëhet në Belgjike me standartin e EU. Instalimi i saj në ambjentet tuaja do të bëhet nga një grup specialistësh të VeranAIR Albania, te trajnuar në vendin e prodhimit.



15 Vjet Garanci për Strukturën e mbulesës

10 Vjet Garanci për Muret Anësore të mbulesës

5 Vjet Garanci për Aksesorët dhe Vidat

2 Vjet Garanci për Pjesën e Motorizuar