Tenda alumini

Tendat Verandair® ju lejojnë të shijoni hapësirat e jashtme në çfarëdo lloj moti, meqë ato ju mbrojnë në mënyrë efektive nga era, shiu si dhe rrezet UV.
Ka shumë diell? Doni te ndaloni erën apo shiun? Dashuroni natyrën dhe doni të qëndroni jashtë në oborrin tuaj? Hapni tendat, që mund t'i përdorni për çdo kohe! Tendat Verandair® funksionojnë si të hapshme. Me fjalë të tjera, copa është e papërshkueshme nga shiu, e qëndrueshme ndaj erës dhe mund të tërhiqet tërësisht.

Këto tenda kanë të aplikuar funksionin e kullimit të ujit, dhe nëse dëshirohet, mund të pajisen me reflektorët me ndriçim LED HighPower. Ato gjithashtu, mund të zbukurohen me dritare anësore, për mbrojtje shtesë.
Tendat tona janë në dispozicion në 200 nuanca të ndryshme. Pra, në mënyrë të pashmangshme do të gjeni atë që ju përshtatet!
Krijoni me Verandair® nje ambjent të këndshëm tuajin, që të çlodheni sipas dëshirës!

Përfitimet nga një tendë Verandair®

Verandair® krenohet me ofrimin e tendave me cilësi të lartë. Zbuloni përfitimet:
Sistemi i hapshëm (konvertueshëm);

Mbrojtja nga shiu, era dhe rrezet UV;

Integrimi në tendë i sistemit të kullimit të ujit;

Opsioni i reflektorëve të ndriçuesve LED HighPower;

Opsioni i paneleve të dritareve anësore;

Larmi zgjedhje e ngjyrave për strukturën dhe copën.

Prodhimi i tendave

Prodhimi i tendave tona është një procedurë tërësisht e "personalizuar": tekniku ynë viziton shtëpinë apo biznesin tuaj (ambjentin) dhe planifikon bashkë me ju mënyrën më të mirë për instalimin e tendës.

Verandair® dëshiron t'u ofrojë klientëve të saj më të mirën, kjo është aryeja që insistojmë në cilësinë e materialeve të përdorura në prodhimin e tendave tona.



15 Vjet Garanci për Strukturën e mbulesës

10 Vjet Garanci për Muret Anësore të mbulesës

5 Vjet Garanci për Aksesoret dhe Vidat

2 Vjet Garanci për Pjesën e Motorizuar